Rreth Nesh

Kompania B.I.A.P. Shpk është inisiativë e një grupi miqsh italo-shqiptarë të cilët operonin në Itali dhe Shqipëri në fusha të ndryshme biznesi që nuk kishin asnjë gjë të përbashkët me riciklimin.

Ky projekt ka nisur që në pranverën e vitit 2005 duke studjuar disa aktivitete të ngjashme në Itali, Greqi, etj.

Emri i shoqërisë u vendos pas një gare midis krijuesve të saj dhe ka kuptimin:

B.  BIOECOLOGICO     I .  ITALO     A .  ALBANESE     P.  PROGETTO

Shoqëria është krijuar pas gati 2 vjetë studimesh dhe vëzhgimesh në terren dhe është regjistruar më 28.09.2006 me vendim Gjykate të rrethit Tiranë Nr 36978

nga bashkëpronarët dhe aksionerët italo-shqiptare me objekt veprimtarie,import, eksport, grumbullim, pastrim, përpunim, riciklim karton, letër, plastikë, dru, qelq, hekur dhe mbetje urbane.

Ajo aderon në Dhomën e Tregëtisë së Republikës së Shqipërisë si anëtare e saj që nga 09.01.07.

Kompania është e pajisur me leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit për grumbullim, seleksionim, presim mbetjesh të letrës kartonit, plastikës dhe eksport mbetjesh.

Ministria e Financave e ka pajisur me çertifikatë regjistrimi.

Shoqëria që në fillimet e saj i ka vënë vetes objektiv që të ndikojë në përmirësimin dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri duke punuar me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë që operojnë në këtë fushë si Ministria e Mjedisit, organet e Pushtetit Lokal etj.

Si pasojë e një pune këmbëngulëse dhe serioze ajo ka mundësuar lidhjen e kontratave të ndryshme subjektet që operojnë në këtë fushë.

Moto e shoqërisë sonë është që mbetjet të eleminohen në vendin e prodhimit të tyre që do të thotë që të gjitha njësitë prodhuese ose tregëtuese duhet që mbetjet e riciklueshme t’i grumbullojnë në vende të posatëshme dhe prej andej ne t’i tërheqim direkt pa kaluar në koshat e mbeturinave.

Shoqëria jonë ka kontrata për tërheqjen e mbetjeve të riciklueshme me disa nga operatorët që veprojnë në tregun shqiptar.

Ajo ka filluar mbledhjen e letrës, plastikës dhe PET në disa qytete të Shqipërisë, si: Tranë, Durrës, Berat, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Fier, Lushnje etj.

Për vitet 2006-2010 shoqëria jonë ka përpunuar mbetje të riciklueshme duke i tërhequr kryesisht nga Tirana për një sasi prej 1000 (njëmijë) ton në muaj.

Këto materiale pasi janë përpunuar dhe presuar janë eksportuar kryesisht në Gjermani, Itali, Slloveni, Maqedoni, Serbi deri dhe në Kinë dhe Indonezi.

Në fund të vitit 2008 shoqëria mori vendim për thellimin e punës në fushën e riciklimit dhe në Janar 2009 u instalua fabrika e riciklimit të plotë të fabrikës me një kapacitet prej 1000 kg në orë duke bërë të mundur përpunimin e plotë të mbetjeve të plastikës si PE polietilen, PP polipropilen duke ricikluar plotësisht si plastikat e buta LDPE  (plasmas serash, industrie, qesesh etj) dhe PE me densitet të lartë HDPE (bidona të shampove, të ujit, legenat, kovat etj).

Në vitin 2010 shoqëria e zgjeroi aktivitetin e saj duke operuar kryesisht në tregun europian dhe duke bërë tashmë një ndryshim cilësor.

Nuk eksportohet me vetëm lëndë e parë por kryesisht produkt i gatshëm LDPE e rigranuluar.

Këtë vit për hërë të parë, ne u futëm në tregun europian si prodhues dhe eksportues të granulatit.

Sipërfaqja e kompanisë është rreth 8000 m2 nga e cila 3000 m2 është e mbuluar, dhe në këtë sipërfaqe bëhet seleksionimi, përpunimi, presimi i kartonit, letrës, plastikës, PET dhe materialeve të tjera.

Në planet afatmesme dhe afatgjata të shoqërisë është zgjerimi i kësaj veprimtarie duke bërë të mundur riciklimin e plotë të mbetjeve plastike dhe kthimin e tyre deri në produkt të gatshëm e më pas eksportimin e tyre duke rritur kapacitetet grumbulluese në vend dhe duke shtuar kapacitetet prodhuese me linja prodhimi të reja, me qëllim shtimin e prodhimit dhe të fuqisë punëtore e cila luan një rol vendimtar në këtë industri.

Per me teper informacion na kontaktoni